Jasir Asani: Nuk e lëshojmë më vendin e parë, jemi ekipi më i mirë…

Jasir Asani ishte heroi i Partizanit ditën e sotme, teksa shënoi golin e vetëm të ndeshjes ndaj Apolonisë, duke i dhënë të kuqve fitoren, e cila i ngjit në vendin e parë. Pas ndeshjes, futbollisti është shfaqur shumë i lumtur, teksa për mikrofonat e “Supersport” u shpreh:

E nisëm shumë mirë dhe e kishim vlerësuar maksimalisht Apoloninë, E donim këtë fitore me çdo kusht. Apolonia është e lehtë në letër, por janë kundërshtar i vështirë.

Jam i lumtur për golin. Nuk është pak të shënosh për Partizanin 9 gola. Duhet ta mbajmë fort vendin e parë dhe të mos e lëshojmë më. Jemi ekipi më i mirë dhe këtë e kemi treguar gjatë ndeshjeve.

Zëvendësimi? Unë dua të luaj gjithmonë 90 minuta, por sigurisht që ndonjëherë duhet pak pushim. Trajneri e di më mirë se çfarë duhet të bëjë. Asnjë lojtar nuk është i lumtur kur zëvendësohet, por gjithçka e vendos trajneri.”, tha Asani.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *