Partia Socialiste mbledh 47 nënshkrime për të shkarkuar Ilir Metën

Partia Socialiste deri më tani ka mbledhur 47 nënshkrime të deputetëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Nisma pritet të depozitohet në orët në vijim në Kuvend dhe një komision hetimor pritet të ngrihet me shpejtësi për të shqyrtuar kërkesën

Shumica parlamentare ka deklaruar më herët se presidenti Meta do të shkarkohet nga Kuvendi aktual në lidhje me shkeljet e Kushtetutës dhe përfshirjen e tij në fushatë.

Kjo është hera e dytë që shumica parlamentare ndërmerr një nismë për shkarkimin e Ilir Metës, brenda një mandati. /A2News/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *