Bie mbrojtësja anësore në urën e Lumit Shkumbin në rrugën Industriale në Tetovë. Qytetarët e zonës kanë vërejtur se mbrojtësja e urës ka rënë dhe problemin e kanë paraqitur në polici dhe të zjarrfikësit.
“Rreth orës 18:00 kishin thirrje nga qytetarë se është rrëzuar mbrojtësja anësore. Ndërhymë menjëherë me vendosjen e shiritave në mënyrë që të kufizohet lëvizja dhe të shmanget rreziku nga rrëzimi nga ura”, potencoi Uka Aliti – Komandanti i Njësisë kundër zjarrit,
Qytetarët theksojnë se kjo mbrojtëse anësore për një periudhë të gjatë ka qenë jostabile.