Shkaku i protestave të tifozëve që kërkonin largimin e familjes Gazler, është pezulluar përballja derbi në mes Mançester Junajtedit dhe Liverpullit. Fillimisht ndeshja u shty 2 orë pasi që ishte planifikuar në orën 17.30. Mirëpo pak më vonë, “Djajtë e Kuq” përmes një komunikate zyrtare konfirmoi që ndeshja është pezulluar.
“Duke ndjekur diskutimin me policisë, Premierligës dhe klubeve, ndeshja kundër Liverpoolit është shtyrë për arsye sigurie duke konsideruar protestat”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, vendimi se kur do zhvillohet derbi i rivalëve të urryer do vendoset nga Premierliga.