Likova feston 2 Majin, kryetari Arifi, homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të lirisë

Kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi, i shoqëruar nga deputetët e BDI-së, Arbër Ademi dhe Berat Ajdari, dhe funksionar të tjerë, për nderë të ditës së komunës 2 Maji, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve të disa fshatrave të kësaj komune, shkruan News-TV.

Fillimisht homazhe janë bërë te varrezat e dëshmorëe të lirisë në fshatin Vaksincë, për të vazhduar te pllaka përkujtimore në fshatin Allashec, më pas vijuan te përmendorja e Ismet Jasharit në Orizare, varrezat e dëhmorëve në Hotël, Matec dhe përfunduan në fshatin Nukushtak.

2 Maji simbolizon edhe shpalljen e Zonës së lirë të Karadakut.

Aktivitetet do të vazhdojnë në ora 14:00 në varrezat e dëshmorëve në fshatin Sllupçan, ku edhe pritet ardhja e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit. Prej sot pritët që të fillojnë punimet për ndërtimin e Kullës përkujtimiore në Sllupcan.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *