Në spitalet e Maqedonisë janë shtruar 1.102 pacientë pozitivë për Kovid-19

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus të cilët trajtohen në repartet infektive të kryeqytetit dhe spitalet e vendit është 1102 dhe ka rreth 740 shtretër të lirë në kovid qendrat, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Në repartet infektive të vendit trajtohen gjithsej 637 pacientë, derisa në kovid qendrat në Shkup 465 të sëmurë, të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19.

“Në 24 orët e kaluara në kovid qendrat në spitalet në mbarë vendin është raportuar se trajtohen 637 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus. Pas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore në Manastir janë hospitalizuar 87 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Kovid 19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 58 pacientë. Në Repartin infektiv në Tetovë ka 27 pacientë, në Veles trajtohen 72 pacientë, në Kumanovë 72 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Kovid 19. Në kovid qendrën në Ohër ka 75 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 56, në kovid qendrën në Gostivar 23, në Strugë 15 pacientë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 72 pacientë, 25 në Koçan, 20 në Kërçovë, 30 në Kavadar, ndërsa në Gjevgjeli 5 persona pozitivë dhe të dyshimtë në virusin korona”, informojnë nga MSH.

Nga Ministria theksojnë se të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore për furnizim me oksigjen dhe se kanë mbikëqyrje në gjendjen me kapacitete dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen në mënyrë plotësuese.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *