Të dielën në program janë pesë ndeshje të javës së 19-të në Ligën e Parë të futbollit vendor. Derbi i kësaj jave padyshim se zhvillohet në Strugë ku përballen dy skuadra që mbajnë pozitën e tretë dhe të katërt Struga Trim Lum dhe Makedonija Gj.P.
Skuadra e Çairit e cila ka pretendime të qarta për titullin e kampionit është mysafire e Borecit në Veles ku e pretë një ndeshje mjaftë e rëndë. Trajner Hasan Ozer shprehet optimist se ekipi i ti do del fituese nga ky takim.
HASAN OZER – TRAJNER I FC SHKUPI
“Ushtruam shumë mirë. Për momentin, edhe adaptimi i lojtarëve të ri në ekip po ec shumë mirë. E humbëm vetëm Dembon, por qte e falënderojmë shumë se ndihmoi shumë skuadrën në aspektin financiar. Të dielën e kemi kundërshtar Borecin, nuk e dimë në çfarë situate janë, por për ne është e rëndësishme se ku jemi vet ne dhe çfarë mund të bëjmë. Duke luajtur futboll të mirë, duam që në ndeshjen e parë të regjistrojmë fitoren e pare” deklaroi trajneri Trajner Hasan Ozer
Derbi i javës së 19-të është takimi mes Struga Trim Lum dhe Makedonija Gj.P. Kapiteni Flamur Tairi shpreson se me angazhim maksimal të të gjithëve pikët do të mbeten në saldon e tyre.
FLAMUR TAIRI – KAPITEN I KF STRUGA TL
“Ndeshja jonë e radhës është Makedonija Gj.P, një ekip mjaftë e organizuar. Ne kemi bërë një faze përgatitore shumë të mirë dhe me padurim presim rinisjen e kampionatit. Do të bëjmë maksimumin që ta nisim me fitore dhe kjo fitore do të na trasoj në rrugën për arritjen e objektivave” deklaroi kapiteni Flamur Tairi.
Në stadiumin e qytetit në Tetovë, Renova që drejtohet nga strategu Qatip Osmani do të përballjet me Bellasicën ka një opsion të vetëm që të arkëton tri pikët që janë shumë të rëndësishme për rrjedhën e mëtutjeshme të kampionatit. Kapiteni Burim Sadiki shprehet optimist se pikët do të mbeten në Tetovë
BURIM SADIKI – KAPITEN I KF RENOVA
“ Po mendoj që kemi kaluar një fazë të suksesshme përgatitore. Jemi përgatitur në të gjitha aspektet edhe pse nesër jemi vendas besoj që është e mira dhe e drejta që gjysmë kampionatin ta fillojmë me fitore. Do të jetë ndeshje e vështirë, Bellasica edhe pse është ekip që gjendet në fund të tabelës kemi respekt për ata por ne do të fokusohemi dhe do të angazhohemi për të arritur qëllimin ton” deklaroi kapiteni Burim Sadiki.
Skuadra e Vardarit e cila me seanca stërvitore ka nisur të mërkurën , të dielën është nikoqire e Pelisterit. Të gjitha ndeshjet e javës ë 19-të që zhvillohen të dielën fillojnë në orën 14:00, por si duket do të luajnë terrene të mbuluara me dëborë.