Greqia vendos karantinë për shqiptarët, 14 ditë mbyllur

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë ka publikuar kufizimet që do jenë në fuqi deri me 14 Maj në kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Për sa i përket Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptar Greqia vendos karantinën 14 ditore, të njëjtat masa që edhe Shqipëria vendosi për të gjithë shtetasit që hynin nga Greqia.

Për sa i përket Shqipërisë dhe qytetarëve Shqiptar janë në fuqi këto masa:

Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do vazhdoj të konsiderohet i mbyllur, dhe si pasojë nuk lejohet asnjë lidhje me linja taktike qoftë tokësore qoftë detare. Autobusët , mini van, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi.

Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptar që duan të vijnë në Greqi për arsye turistike apo vizite. Ndalohen personat me pasaportë shqiptare, apo me 90 ditorëshin. Në Greqi lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi greke.

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë (avion, autobus , makine etj) duhet të plotësojnë 24-48 orë përpara mbërritjes në Greqi, Formularin PLF.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *