Rruga “Xhon Kenedi” në Çair do të kalojë nëpër lagjen romëve për t’u bashkuar me rrugën e plastikave

Rruga “Xhon Kenedi” do të kalojë përmes lagjes rome në Çair për t’u bashkuar me bulevardin “Nikola Karev” ose siç e njohim të gjithë rrugën e plastikave. Qyteti i Shkupit tashmë ka nisur me një procedurë për përgatitjen e një projekti për këtë rrugë të re, e cila do të jetë bazë për ndërtimin e saj, për të cilën u nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim ndërkomunal mes komunës Çair dhe Karposh, informon sdk.mk.

Rruga Xhon Kenedi pritet të vazhdohet nga udhëkryqi me rrugën brigada Maqedono-Kosovare deri tek bulevardi Nikola Karev që kalon pranë Ambasadës së SHBA-ve. Në trasenë ku do të ngritët kjo rrugë në lagjen rome ka mbi 30 shtëpi, ato do të shemben dhe pronarët do të dëmshpërblehen. Rruga do të ketë katër korsi, dy në secilin drejtim dhe siç thotë kryetari Petre Shilegov, do të mundësohet një qarkullim i shpejtë i trafikut në këtë pjesë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *