Për pak mund të vinte deri te tragjedia në ndeshjen e sotme në mes Shkupit dhe Partizan Vodno Sansin në kuadër të çerekfinales së Plej Off në ligën e dytë të basketbollit në Maqedoni. Në 4:37, para përfundimit të ndeshjes, pas një dueli nën koshin e skuadrës së Çairit, lojatri I Partizan Vodno San, Donakovski humb ndjenjat në terren dhe bie në dysheme. Gjyqtari I ndehsjes panë se çfarë ndodhi dhe menjëherë intervenuan nga stafi I skuadrës së Shkupit respektivisht Enver Mustafi I cili I ofroi ndihmë lojtarit që kishte humbur ndjenjat duke bërë që most ë vijë deri te më e keqja. Pas ndërhyrjes që zgjati disa minuta ai u dërgua në spitalin në Autokomandë dhe gjendja etij është stabile.