Granada i “shpërthen në dorë” Barcelonës. Skuadra e Roland Kuman është mposhtur në “Camp Nou” me rezultatin 1-2 nga skuadra mike e Granadës, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të La Ligës. Një disfatë shokuese dhe tepër e rëndë për fatet e kampionatit për skuadrën katalanase.Barcelona kaloi e para në avantazh me anë të Mesit, i cili pas kombinimit fantastik me Grizmanin, goditi saktë brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërkohë që në pjesën e dytë, Granada arriti të përmbyste rezultatin duke shënuar 2 herë me Maçis dhe Molinën në minutat 63 dhe 79-të, duke i djegur kreun katalanasve. Kjo fitore shkon si dhuratë për Atletikon e Madridit dhe Realin, që kanë shansin e artë të shkëputen në rast triumfi në sfidat e radhas. Kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi, ku lufta për titullin është shndërruar në një dramë të vërtetë!