Presidenti i Interit zbarkon në Milano për festën e titullit, gati çek i bardhë për… Konten

Duket se ka zbarkuar në Itali pasditen e djeshme (duke paraprirë udhëtimin, e parashikuar për nesër), Stiven Zhang, me siguri jo në kohë për të mbyllur maksi-akordin me fondin amerikan “Bain Capital” për të zgjidhur problemet financiare të klubit zikaltër dhe sot parashikohet të ndjekë stërvitjen e parë të skuadrës në “Appiano” të parashikuar për orën 12:00. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, katër do të jenë pikat ku numri një interist do të ndalet së bashku me drejtuesit dhe skuadrën me të mbërritur në Milano.Xhevahirët” e familjes nuk preken. Nëse është e vërtetë që në merkato rregulli i parë është “kurrë mos thuaj kurrë” (fundja, nuk mund të përjashtohet një ofertë e lartë për asnjërin nga elementët) sot nuk ka sinjale që aksi i skuadrës do të preket. Linja drejtuese e Interit të së ardhmes është e lidhur me përmbajtjen e kostove. Nuk mungon rast kur edhe vetë administratori i deleguar Xhuzepe Marota e përsërit. Ndaj, nuk duhet pritur që Zhang t’i largohet këtij principi, pavarësisht se në Milano do të ulet edhe me 250- 270 milionët e “Bain Capital” për të sistemuar borxhet. Do të punohet sërish kështu, pavarësisht se do të ketë shpenzime: trajneri për pjesën më të madhe të dëshirave pritet të ketë çek të bardhë, pasi ambicia pavarësisht se jo e detyruar pritet të jetë fitore edhe në Europë. Për të mundësuar konceptin e dytë, Interi do të duhet të nisë rinimin e skuadrës. Me përjashtim të Handanoviçit, zikaltrit kanë një mesatare të ulët të titullarëve, që megjithatë rritet shumë me linjat e dyta. Një objektiv jo i lehtë për t’u arritur, por rruga është thuajse e detyruar në arsyetimet afatgjata.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *