Pronari i Google, Alphabet, ka përfituar të ardhura të mëdha në tremujorin e parë të vitit, gjatë kohës sa njerëzit e bllokuar në shtëpi i përdornin shërbimet e saj, transmeton Insajderi.
Fitimi neto i kësaj kompanie u ngrit me 162 për qind në një rekord prej 17.9 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat nga reklamat u rritën me një të tretën.
“Gjatë vitit të kaluar, njerëzit janë drejtuar të Google Search dhe shumë shërbime në internet për të qenë të informuar dhe argëtuar”, thanë Alphabet dhe shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, raporton BBC.
Pasqyrimi i këtyre të ardhurave në biznesin e kërkimit të Google u rrit me 30 për qind në 31.9 miliardë dollarë në tremujor, ndërsa shitjet në YouTube u rritën me 49 për qind në 6 miliardë dollarë.