Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, si pjesë e aktivitetit të intensifikuar diplomatik dhe në kontekstin e integrimit evropian të vendit, dërgoi letra në disa qendra politike brenda BE-së: Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së; kryetarët e grupeve politike në Parlamentin Evropian; anëtarët e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian-AFET si dhe eurodeputetët, të cilët janë pjesë e grupit jozyrtar të miqve të Republikës së Maqedonisë Veriore; si dhe përfaqësuesve të tjerë të institucioneve të BE-së.
“Ky vit shënon 20 vjetorin nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit midis Maqedonisë Veriore dhe BE dhe 16 vjet që kemi marrë statusin e një vendi kandidat. Vendimi historik nga marsi i vitit të kaluar, BE të hap negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore erdhi si rezultat i arritjeve të rëndësishme në reforma dhe vendimeve të guximshme të marra nga udhëheqja dhe qytetarët e Maqedonisë Veriore si një konfirmim i drejtimit strategjik që kemi zgjedhur. “Marrëveshja historike e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja e Miqësisë me Bullgarinë ishin etapa kryesore dhe shkas fillestar që hapën dyert për të ardhmen evropiane të Maqedonisë Veriore, por në të njëjtën kohë u dhanë shtysë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor,” shkruan Osmani në letrën drejtuar anëtarëve të BE-së.
Për më tepër, Osmani shkruan: “Miratimi i Kuadrit Negociator dhe thirrja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut është bërë një pikë e fortë simbolike drejt së cilës drejtohen të gjithë sytë e qytetarëve tanë dhe të gjithë rajonit, gjë që i ngre ata në nivelin e testit të besueshmërisë së BE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Prandaj, fillimi i këtij procesi të përqendruar në reforma, metodike dhe në dukje teknike do të dërgojë një sinjal të fortë inkurajues për shoqërinë tonë dhe të gjithë rajonin, duke ruajtur kushtëzimin e rreptë të paraqitur nga metodologjia e re, e cila fut një mbikëqyrje më të fortë politike nga vendet anëtare dhe kthyeshmëri të procesit.