Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi gjatë takimit me të dërguarin special të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Lajmin e ka bërë të ditur Kosnett përmes një postimi në Twitter ku tha se dialogu i udhëhequr nga BE-ja është esencial për sukses ekonomik dhe integrim Euro-Atlantik, transmeton Telegrafi.Diskutim produktiv dhe i rëndësishëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Marr Palmer nga Departamenti i Shtetit, mbrëmjen e kaluar. Dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian vazhdon të jetë esencial për sukses ekonomik dhe integrim Euro-Atlantik”, njoftoi Kosnett në Twitter.