Komuna e Çairit bashkë me NP “Higjiena Komunale” realizuan larjen dhe dezinfektimin e tërësishëm të rrugëve të Komunës së Çairit. Për të inspektuar nga afër rrjedhën e këtij aksioni në terren ishin kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe drejtori i NP “Higjiena Komunale” Abdusamed Shabani.