Sela pas takimit me PAAC në SHBA: Të vazhdojnë aktivitetet për regjistrimin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka zhvilluar takim virtual me përfaqësuesit e e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan (PAAC) të SHBA-ve (Pan American Albanian Congres PPAC) për të diskutuar situatën me prosecin e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut. Sela njofton se ka falënderuar dhe inkurajuar diasporën në SHBA për të vazhduar procesin e regjistrimit.

“I informova përfaqësuesit e Shoqatave shqiptare të Amerikës edhe për skenarët që mund të zhvillohen tani, meqë regjistrimi është shtyrë dhe rreziqet që mund të çojnë në manipulimin e rradhës rreth regjistrimit të popullatës. Ritheksova se akti i shtyerjes së regjistrimit është akt tradhëtie klasike që i bëhet të kaluarës dhe të ardhmes së shqiptarëve në trojet e tyre këtu në Maqedoninë e Veriut. Shqetësim ky që u paraqit edhe nga përfaqësuesit e shoqatave shqiptare”, ka shkruar mes tjerash Sela.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *