Interpelanca ndaj Spasovskit edhe sot në rend dite

Në Kuvend sot duhet të mbahet vazhdimi i seancës së 39-të, në të cilën kanë mbetur edhe 24 pika në rendin e ditës. Në fundin e kësaj seance është edhe interpelanca ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, që është inicuar nga Aleanca për Shqiptaret dhe Alternativa.

Interpelanca në Kuvend është pranuar me 24 shkurt, kurse 12 deputetë të ASH-AAA-së kërkojnë përgjegjësi për Spasovskin pas arratisjes së Nikolla Gruevskit dhe “Sasho Mijallkovit”.

Në rend dite është edhe propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes palëve të Marrëveshjes Veriatlantike për siguri të informacioneve, dhe për emërimin e anëtarëve të Komisionit Rregullatorë për Energjetikë dhe shërbime të ujit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *