Zgjedhjet në Shqipëri – PS prin me 49.8 për qind

Në Shqipëri është duke vazhduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, deri në orën 09:00 janë numëruar 1,488 qendra të votimeve nga 5,199 sa janë në total.

Deri më tani, Partia Socialiste ka marr 204,584 vota apo 49.8 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike me 158,294 vota apo 38.53 për qind.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka 29,190 vota apo 7.11 për qind dhe Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Tom Doshi ka 7,879 vota apo 1.92 për qind.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *