Rita Ora mahnitëse me veshje kombëtare

Artistja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, prej disa ditësh po paralajmëron publikimin e projektit të saj më të ri muzikor. Mini-albumi i saj më i ri. do të publikohet sot. Kënga e parë e këtij albumi e titulluar “Bang”, është vizualizuar edhe me një klip shumë të veçantë, xhirimet e të cilit janë kryer në Bullgari.

Ajo çfarë e bën edhe më të veçantë këtë klip është paraqitja e këngëtares shqiptare, e cila në këtë video muzikore do të vijë e shfaqur me kostume, me elemente tradicionale shqiptare.
Rita prej ditësh ka publikuar në Instagram disa video të ndryshme që paralajmëronin ardhjen e klipit të saj të ri, “Bang”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *