Sot zyrtarisht shkolla “Jashar Bej Shkupi” është bërë me bibliotekë të re dhe kjo përkon me Ditën botërore të librit.
Sa bukur duket biblioteka e re e SH.F.K “Jashar Bej Shkupi” të cilën pikërisht sot në ditën botërore të librit e lëshuam në përdorim zyrtar bashkë me pronarin e kompanisë së mirënjohur “Eftinija Impeks” z. Fatmir Emini, drejtorin e shkollës Rahim Maksuti dhe drejtoreshën e Klinikës për sëmundje kirurgjike znj. Nermin Bajrami Shaqiri ka bërë ët ditur kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot me rastin e ditës botërore të librit trasnmeton Info7.mk

Kjo hapësirë e bukur për lexim ka thënë ai, është rezultat i punimeve që po i realizojmë për renovimin e tërësishëm të kësaj shkolle fillore të cilat gjithashtu janë në përfundimin e sipër.
Poashtu, vazhdojmë edhe traditën e shpërndarjes së librave në të gjitha shkollat fillore të komunës sonë ka pohuar Visar Ganiu, kryetyar I Komunës së Çairit, përcjell Info7.mk

