A do të dënohen 12 klubet rebele? Sot mblidhet Ekzekutivi i UEFA-s

Sot nis një fazë e re e marrëdhënieve të klubeve europiane me UEFA-n. Me shumë interes po pritet takimi i jashtëzakonshëm i Ekzekutivit të qeverisë europiane të futbollit, për të parë se çfarë do të vendoset për 12 klubet rebele që kërkuan të lënë formatin zyrtar të piramidës së futbollit për t’u bashkuar në një projekt privat të quajtur Super Ligë.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i kërcënoi klubet me përjashtim, menjëherë pas zyrtarizimit të marrëveshjes së tyre të dielën, por dështimi edhe një herë tjetër i këtij projekti, solli një zbutje të gjuhës së sllovenit, i cili e mirëpriti hapin e tyre pas. Sa u përket sanksioneve të mundshme në kampionatet respektive, presidenti i La Ligës, Havier Tebas, tha se nuk do të ketë asnjë sanksion për klubet rebele Barça, Real dhe Atletiko, sepse dënimi më i mirë është përçmimi i të gjithëve.

Të njëjtën gjë përsëriti edhe kreu i federatës italiane të futbollit për Milanin, Juven dhe Interin, Gravina. Në Angli ka një rast më të veçantë. Sepse në rregulloren e Premier Ligës, ka një pikë që nuk lejon shkëputjen e klubeve pa marrë më parë leje dhe kjo parashikon një gjobë prej 8 milionë paundësh.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *