Ambasadorët mesazh-shqiptarëve: Mos e shisni votën. Ajo është e juaja! (VIDEO)

Ambasadorët e OSBE, BE si edhe OKB-së kanë reaguar nëpërmjet një video-mesazhi për zgjedhjet e 25 prillit.

Ata bëjnë thirrje që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i vlerësuar si ngjarja më e rëndësishme për demokracinë.

Gjithashtu i bëjnë apel qytetarëve që të mos e shesin votën.

“Së shpejti kemi zgjedhje në Shqipëri. Për demokracinë janë ngjarja me rëndësishme. Vota jote është e jotja. Nuk është dhuratë. Ndaj mos e fal atë”, thuhet në videomesazh.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *