Superliga Evropiane është në krizë vetëm 48 orë pas lajmit për formimin e saj, meqë Barcelona nuk do ta ratifikojë atë pa marrë dritën e gjelbër nga anëtarët e Asamblesë.
Marrëveshja për formimin e një gare elitare ishte konfirmuar të dielën mbrëma, mirëpo raportime të ndryshme thonë se shumë prej klubeve themeluese po tërhiqen. Krahas Blaugranëve, nga klubet e La Ligas raportohet se edhe Atletico Madridi është duke e rishqyrtuar vendimin.