Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino e ka kundërshtuar ashpër krijimin e Superligës së klubeve dhe ka shkuar deri aty se e ka quajtur këtë garë si një dyqan të mbyllur.
Ai ka thënë se një ide e tillë do të ishte një shkëputje nga institucionet aktuale të futbollit evropian dhe botëror.Në FIFA, ne fuqimisht mund të mos e pranojmë krijimin e Super Ligës, të një super lige e cila është një dyqan i mbyllur, i cili është një shkëputje nga institucionet aktuale”, ka thënë Infantino në Kongresin e UEFA-s.
“Njerëzit duhet të mendojnë me shumë kujdes. Ata duhet të mendojnë për aksionarët e tyre dhe tifozët, të cilët kanë kontribuar në krijimin e asaj që është futbolli evropian sot.”
“Është detyra ime dhe detyra jonë të mbrojmë modelin sportiv evropian, garat e klubeve, ekipet kombëtare”.