VMRO-DPMNE-ja sot ka dorëzuar padi penale për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe dy deputetëve të infektuar me Covid-19 të cilët morën pjesë në seancën plenare që u mbajt të dielën.
“Padia penale është kundër presidentit të Kuvendit, i cili mundësoi që të marrin pjesë dy deputetë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19, kjo do të thotë se kemi dyshime bazike se është shkelur Kodi Penal, dhe gjithashtu Ligji për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Kjo padi penale do ta dorëzojmë në procesuim në Prokurorinë Publike dhe sigurisht, duhet të veprohet ndaj saj. Padi është kundër Talatit dhe kundër dy deputetëve”, tha Eli Panova nga VMRO-DPMNE-ja.