Besimi: Prej sot kompanitë mund të aplikojnë për subvencionim të pagave

“Prej sot, deri më 30 prill kompanitë do të mund të aplikojnë për mbështetje financiar për realizimin e pagesave të rrogave për muajt shkurt dhe mars”, ka njoftuar ministri i Financave, Fatmiri Besimi.

Me këtë, fillon edhe zbatimi i rregulloreve të cilat parashihen me Ligjet për pakon e 5 ekonomike të cilat u miratuan të dielën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Besimi njoftoi, se për këtë masë, janë ndarë 1.9 miliardë denarë për 60.000 punëtorë.

“Për çdo punëtorë do të ndahen prej 14.500 denarë deri në 21.776 denarë për muaj. Lartësia e mbështetjes do të vërtetohet sipas përqindjes së uljes së të ardhurave të kompanive gjatë tre muajve të fundit para muajit për të cilin parashtrohet kërkesë për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha Besimi më tej, transmeton TV21.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *