Qeveria sot vendos për masat e reja

Në këtë seancë, krahas vendimit për vazhdimin e masave restriktive, pritet të shqyrtohen edhe disa pika të tjera.

Do të shqyrtohet propozim-programi për ndryshim të Programit për përkrahje financiare të bujqësisë dhe Programit për zhvillim rural në vitin 2021.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në këtë seancë ka dorëzuar në shqyrtim dhe miratim programin për subvencione kapitale për zhvillim të rajoneve planore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2021.

Para ministrave do të gjenden edhe propozime të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *