Flet babai i autorit të sulmit në xhaminë e Tiranës: Jam katolik, por djali zgjodhi islamin

Rudolf Nikolla nga Mati mesditën e sotme plagosi 5 persona me thikë në xhaminë “Dine Hoxha”.

Pas sulmit ai u neutralizua nga vetë besimtarët dhe kalimtarët e rastit në zonën e Rrugës së Kavajës më pas policia e dërgoi në komisariat.

Babai i Rudolf Nikollës u shpreh në një intervistë për News 24  se vetë është katolik, por gruan e kishte myslimane dhe djalin nuk e kishte penguar që shkonte në xhami.

Po sipas të atit, djalin e kishte shtyrë drejt fesë islame që në moshë të vogël një hoxhë në zonën e Matit ku banojnë.

Ngjarja ndodhi tek xhamina “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës. Niko Nikolli ka dhënë dëshminë e tij për gazetarin Enver Doçi, ku ka treguar se djali i tij ishte besimtar mysliman dhe falej.

Madje ai tha se djali kishte qenë disa herë në këtë xhami, ku kryente ritualin e faljes, ndërsa më pas kishte shkuar në një tjetër xhami.

Ai tha se djali nuk ishte mirë, ishte shtruar 5 herë në spitalin Psikiatrik nga dhjetori e deri më tani.

“Në Rinas e kanë kthyer pas. Ka qenë në rregull djali. I kanë përmendur; “A ke qenë në Maqedoni?”.
‘Po’ i ka thënë djali. Nuk ka qenë në gjendje qysh e si. E kanë pyetur se çfarë datë ka ikur apo ka ardhur, djali e ka harruar për momentin. Do ikte për Itali. Rinasi e kthehu dhe që aty çuni ka shkalluar. Ka ikur nga truri. Gjatë kohës që ishte i qetë, e kam pyetur; ‘o bir pse je kaq i kaq i irrituar?’ më tha; “Babai më ndjekin njerëzit nga mbrapa. Më ndjekin. Se kush janë ata njerëz që më ndjekin se di. Unë e di se do më vrasin, do më zhdukin. E ndjej”. Tani ai ose e ka nga sëmundja, ose tamam e ndjekin. Se di. Kur unë rri i qetë me të, ai këtë llaf më ka thënë. Ai u çonte natën disa herë. Unë mendoj se ka pasur kërcënime. E kanë ndjekur njerëzit”, rrëfen babai i autorit të sulmit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *