Kufijtë e Greqisë mbesin të mbyllur edhe një javë

Për shtetasit e Maqedonisë, kufijtë e Greqisë mbesin të mbyllur edhe një javë, duke marrë parasysh atë që Qeveria greke e vazhdoi deri më 26 prill të vitit 2021 vendimin ministror për kufijtë tokësor dhe ndalesën për hyrje të shtetasve për vendet e treta, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në vendimin e ri ministror, ndryshime ka për shtetasit e disa vendeve, siç janë anëtaret e BE-së, Izraeli, Serbia, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA-ja, për të cilat nuk vlen kalimi kufitar, gjegjësisht përveç nga Promahonas (Kulla), turistët dhe përmes Nimfeas (Makaza), nga Bullgaria do të mund të hyjnë në Greqi, por nën rregulla specifike, siç është PCR testi negativ ose certifikata për vaksinim.

Neni i parë i vendimit ministror ka të bëjë me kufijtë tokësor të Greqisë, gjegjësisht në kufizim të përkohshëm të të gjitha lidhjeve tokësore (rrugore dhe hekurudhore) lidhje nga dhe ndaj vendit “për arsye parandaluese të mbrojtjes së shëndetit publik nga përhapja plotësuese e koronavirusit Kovid-19, si dhe ndalesa për hyrje të personave përmes lidhjeve të përmendura, përveç nëse plotësojnë parakushte konkrete”.

Për vendkalimin kufitar Evzoni (Bogorodicë) me Maqedoninë e Veriut si dhe Kakavias ndaj Shqipërisë nuk ekzistojnë ndryshime, gjegjësisht do të punojnë prej orës 7 deri në 19 sipas kohës lokale, lejohet hyrja vetëm për disa kategori të caktuara, me vërtetim për PCR testin negativ të bërë paraprak dhe me rezultat negativ nga testi i shpejtë në vetë vendkalimin kufitar nga autoritetet greke, në ditë është lejuar në Greqi të hyjnë më së shumti 400 persona, ndërsa sërish është obliguar karantinë prej 14 ditëve”, publikoi MIA.

Për transportuesit, Evzoni është hapur nga ora 7 deri në 23 sipas kohës lokale, ndërsa edhe për shoferët e kamionëve, rezultat negativ nga rapid testi të bërë në vendkalimin kufitar është parakusht për hyrje në Greqi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *