Me protokollin e miratuar në korrik të 2020-ës, kur isha në spital, deputetët kanë të drejtë të vijnë dhe të votojnë në kushte të veçanta, kështu e komentoi praninë e deputetëve me Covid-19 në Kuvend kreu i këtij institucioni Talat Xhaferi. Në një deklaratë për Deutche Welle, Xhaferi tha se nuk mund të urdhërojë ndonjë deputet që mos të vijë në Kuvend.
“Edhe në gjendje lufte, deputetët nuk janë të kufizuar në lëvizjen e tyre. Vendim i tyre personal është nëse do të vijnë në seancë. Nuk mund të urdhëroj deputetin të mos vijë në seancë. Sipas “Protokollit për realizimin e votimit për deputetët që janë në izolim shtëpiak”, ata kanë të drejtë të vijnë dhe të votojnë në kushte të veçanta të përcaktuara në protokollin, i cili u miratua në korrik të vitit 2020, kur unë isha në spital. Si erdhi Arben Ziberi për të votuar zgjedhjen e Qeverisë?-Sipas të njëjtit protokoll që është aplikuar për më shumë se tetë muaj”, deklaroi Xhaferi.