Kundër 11 personave të cilët nuk e kanë respektuar orën policore në Shkup, Prokuroria Publike në Shkup ka dorëzuar propozim për shqiptim të gjobave.
Personat siç njoftojnë nga Prokuroria, ngarkohen sepse kanë kryer veprën penale – Mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë nga neni 206 të Kodit Penal.
“Ata janë kapur duke lëvizur në lokacione të ndryshme të qytetit, pa pasur leje dhe atë në periudhë kohore në të cilën ndalohet lëvizja e popullatës, si masë për parandalimin e shpërndarjes së sëmundjes ngjitëse”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton TV21.
Më tej njoftohet, se prokurorët publikë deri te Gjykata Penale në Shkup, kanë propozuar që të shqiptohet dënim me të holla prej 100 gjoba ditore për çdo të akuzuar, ku një gjobë ditore kap vlerën prej 20 eurove.