Sezon katastrofik, klubi i njohur europian bie zyrtarisht nga kategoria pas… 30 vitesh

Pas një sezoni katastrofal duke arritur të grumbullojë vetëm 13 pikë në 29 ndeshje, skuadra e Shalkes ka rënë zyrtarisht nga Bundesliga gjermane pas 30 vitesh.

Shalke ndodhet në vendin e fundit në Bundesligën gjermane teksa tani ekipin gjerman nuk e mban më në lojë as matematika, ku në pesë ndeshje të mbetura në kampionat u duhet të marrin 15 pikë për të kapur fazën “play out”, një mision i pamundur ky për skuadrën nga Glesenkirshen.

Pjesë e Shalkes këtë sezon ishte dhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili u transferua në fund të merkatos së dimrit nga skuadra e Arsenalit, dhe ku mori jo pak kritika nga drejtuesit dhe trajneri për paraqitjet e tij të dobëta.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *