Deri të martën autoritetet do të vendosin nëse do ketë vazhdim apo ndërprerje të masave restriktive

Me këto sasi të vaksinave Pfizer të cilat do të na mbërrijnë do të vazhdojmë me sistemin e njejtë “vaksinë për grupin më të moshuar”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Deri dje janë vaksinuar rreth 39 mijë qytetarë kundër Kovid. Rreth 13 mijë prej tyre janë vaksinuar me Astra&Zeneca, rreth 4 mijë me Pfizer si dhe një pjesë e konsiderueshme me Sputnik.

Deri të martën autoritetet do të vendosin nëse do ketë vazhdim apo ndërprerje të masave restriktive kundër Kovid 19. Edhe pse vërehet rënie e numrit të rasteve të reja, Komisioni për sëmundje ngjitëse do të vlerësojë nëse është e nevojshme që masat të vazhdohen edhe për dy javë të tjera.asqyrën epidemiologjike pritet ta përmirësojë edhe imunizimi i popullatës me vaksina. Me ardhjen e vaksinave të paralajmëruara, javëve në vazhdim pritet që të rritet dukshëm  numri i të vaksinuarve në bazë ditore. Ministri Filipçe tha se në 6 qytete të vendit (Kumanovë, Shtip, Kavadar, Manastir, Ohër dhe Tetovë) po bëhet organizimi i pikave të vaksinimit dhe kuadrit shëndetësor i cili do të angazhohet për imunizimin e qytetarëve.

asditen e së hënës pritet të arrijnë 10 mijë doza Pfizer me të cilat do të vaksinohen qytetarët e moshave më të mëdha.

Me këto sasi të vaksinave Pfizer të cilat do të na mbërrijnë do të vazhdojmë me sistemin e njejtë “vaksinë për grupin më të moshuar”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Deri dje janë vaksinuar rreth 39 mijë qytetarë kundër Kovid. Rreth 13 mijë prej tyre janë vaksinuar me Astra&Zeneca, rreth 4 mijë me Pfizer si dhe një pjesë e konsiderueshme me Sputnik.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *