Koordinatori i grupit parlamentarë të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në konferencën e sotme për shtyp tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të marrin pjesë në seancën e 32-të në Kuvend, transmeton Alsat. Ai tha se VMRO do të marr pjesë vetëm në seancën e 36-të, respektivisht do të votojnë vetëm ligjet për pakon e pestë ekonomike.
“Xhaferi dhe Zaev qëllimisht i kanë bllokuar masat. Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot janë në Kuvend dhe do të sigurojnë kuorum për seancën e 36-të, për votimin e pakos së pestë ekonomike”, tha Micevski.
Micevski ka komentuar edhe paralajmërimin e deputetes së infektuar me koronavirus nga LSDM, Bisera Kostadinovska Stojqevska, e cila ka paralajmëruar se do të shkoj në Kuvend me skafandër, për të siguruar kuorum.