“Bomba” nga Greqia, klubi gjigant i Olimpiakosit do mesfushorin e Shqipërisë

Gazeta e përditshme greke, “Sport Time” është hapur sot me fotografinë e Myrto Uzunit, duke shkruar se Olimpiakosi pëlqen mesfushorin shqiptar.Pas paraqitjeve mbresëlënëse dhe dinjitoze në kampionatin hungarez dhe në Champions me fanellën e Ferencvarosh duke i realizuar gol dhe Juventusit të Kristiano Ronaldos, mesfushori beratas është pikasur nga drejtuesit e klubit helen si përforcim i mundshëm për merkaton e ardhshme.Uzuni deri më tani me fanellën e  Ferencvarosh është aktivizuar në 34 takime në të gjitha kompeticionet, ku ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 6 asist.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *