Deputetët për 8 muaj kanë marrë 1 milion euro për rroga

Nga muaji gusht i vitit të kaluar, kur është konstituuar Kuvendi pas zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut, deputetët kanë filluar 39 seanca, por kanë përfunduar vetëm 19 prej tyre.

Nga 19 seancat e përfunduara, vetëm 8 kishin ligje në rend të ditës. 20 seanca mbetet të papërfunduara, mes të tyre edhe seanca e 36-të, në të cilin janë të tre propozim-Ligjet nga pakoja e 5 ekonomike për zbutjen e pasova nga pandemia e Kovid-19, shkruan SDK.

Mes 19 seancave të përfunduara, është edhe seanca e parë e konstituimit, ku janë verifikuar mandatet e deputetëve dhe u zgjodh kryetari i Kuvendit, pas asaj seanca e dytë, në të cilin vetëm u vendos për numrin e nënkryetarëve të Kuvendit. Në seancën e 10 u votua Qeveria, në të 11-tën u zgjodhën kryetarët dhe anëtarët e komisioneve kuvendore dhe në seancën e 13-tën u zgjodhën zëvendësministrat.

Në seancën e 14-të kishte paraqitje presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, seanca e 23-të ishte për paraqitjen vjetore të rregullt të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski. Në seancën e 31-të u zgjidhën anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Deri tani kishte dhe tri seanca të pyetjeve të deputetëve.

Punuan ose jo, deputetë çdо muaj kanë marrë mesatarisht nga 1.100 euro, apo për 8 muaj gjithsej milion euro për rroga deputetësh. Për shpenzime rrugore, përfshirë muajin janar, për 75 nga gjithsej 120 deputetë janë shpenzuar 122 mijë euro

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *