Ministresha e Punës dhe Politikës Sociale zonja Jagoda Shahpaska, dhe Kryetari i Komunës së Likovës z. Erkan Arifi nënshkruan marrëveshje me të cilën do të ndahen mjete financiare për ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë në Fshatin Mateç. Në nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte prezent edhe Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, z. Resmi Ejupi. Kopshti i ri për fëmijë ka kapacitet për përkujdesje të 102 fëmijëve në moshë prej 0 deri 6 vjeç. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje do të shpallet Thirrje Publike për zgjedhjen e ofertës më të volitshme për kryerjen e punëve ndërtimore të cilat priten të përfundojnë në afat prej 16 deri 18 muaj.Komuna e Likovës është një ndër 17 komunat e cila ka aplikuar dhe ka përmbushur kushtet e thirrjes së parë Publike për ndarjen e granteve për ndërtim të kopshteve për fëmijë dhe qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve.Ky grant është pjesë e Komponentës 2 të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale të cilin e realizon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me përkrahjen e Bankës Botërore.