Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në press konferencën e sotme njoftoi se Qeveria e RMV-së në seancën e fundit ka marrë vendim që t’iu ndaj federatave të sportit afër 3 milion euro për ti tejkaluar vështërësit të krijuara nga Pandemia COVID 19.
“Në seancën e djeshme Qeveria e RMV e miratoi Vendimin që nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 nga Programet për masat Kovid, federatave të sportit t’iu ndajë afër 3 milion euro. Këto mjete iu ndahen Federatave sportive të cilave iu është lëshuar vauçer në përputhje me Ligjin për sport, me të cilin krijohen kushte për realizimin të aktiviteteve të tyre në këto kushte të jashtëzakonshme shkaktuara nga pandemia KOVID-19”, theksoi ai. Ndërkaqë, sipas tij, mjetet e dedikuar për mbështetje të federatave të sportit që janë pjesë e masave të Qeverisë për mbështetje të vazhdueshme të sportit dhe punëtorëve sportiv.