Përkujtohet Mujdin Aliu, dëshmori i Koshares

Liria është gjëja më e shtrenjtë,për të cilën ja vlen të luftohet dhe të derdhet gjaku.
22 vjet nga rënja heroike e dëshmorit Mujdin Aliu në betejen e lavdishme të Kosharës ,me emrin e dëshmorit u emrua edhe brigada 112 e Ushtris çlirimtare Kombëtare që veproi në rajonin e Pollogut(Tetovës).
Qoftë e paharruarr vepra dhe gjaku i derdhur për liri dhe bashkim Kombëtar.

Mujdin Aliu lindi më 15 janar të vitit 1974, në fshatin Poroj të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tetovë, në drejtimin teknik të elektros. Për shkak të nevojave ekonomike të familjes, Mujdini nuk vijoi shkollimin e mëtejmë.

Në kohën e shpërthimit të luftës në Kosovë, Mujdin Aliu ishte ndër të parët që nuk u mjaftua vetëm me përkrahje verbale e morale, por bashkë edhe me disa shokë nga trevat e Iliridës iu bashkua radhëve të çlirimtarëve të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit. Më 20 tetor të vitit 1998, Mujdini u sistemua në Njësitin Special “Skënderbeu”. Ai ishte luftëtar i shquar, i edukuar kombëtarisht, i afërt me shokët dhe kurdoherë në krye të detyrës ushtarake.

Në pranverë të vitit 1999, Mujdini u sistemua në formacionet e Brigadës 138, “Agim Ramadani” të Zonës Operative të Dukagjinit. Duke qenë luftëtar tashmë me përvojë të fituar në frontet e luftës çlirimtare, ai ishte në radhët e para të çlirimtarëve. Qysh në fillim të prillit të atij viti ai ndodhej në vijën e parë të luftimeve në vendin e quajtur “Rrasa e Koshares” ku ndodhej fortifikata e pamposhtur e UÇK-së.

Mujdini dhe luftëtarët e UÇK-së e kapën kulmin e Koshares dhe menjëherë filluan të përforcoheshin. UÇK-ja e mori Majën e Gllavës me përkrahje masive të artilerisë dhe vazhdoi të bombardonte Ushtrinë Jugosllave, gjë që rezultoi që ushtarët serbë të braktisnin pozicionet e tyre. Më 14 prill, forcat jugosllave filluan një sulm të papritur në Majën e Gllavës. Mujdin Aliu ra dëshmorë atë ditë në mbrojtje të kufirit. Trupi i dëshmorit Mujdin Aliu u varros në vendlindjen e tij, në fshatin Poroj, ku bashkëluftëtarët ia kanë ngritur bustin e krenarisë kombëtare.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *