COVID 19/Shërimi në spitalet private në Maqedoni deri më 5 mijë euro

Qeveria e RMV-së në seancën e fundit ka miratuar ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me të cilat do të rregullohen çmimet në spitalet private për hospitalizim të pacientëve nga Covid-19. Kë to ndryshime, sic bë het e ditur nga Qeveria, do të dërgohen në Kuvend për miratim.

Ndryshimet e propozuara parashikojnë përdorimin e burimeve të spitaleve private nëse kushtet e kërkojnë këtë në përputhje me situatën e shkaktuar nga pandemia dhe ndalohet ndërmarrja e punonjësve të shëndetit publik nga ana e ndërmarrjeve private shëndetësore.

Parashikohen ndryshime edhe në fushën e gjobave për kundërvajtje nëse institucionet private të kujdesit shëndetësor nuk veprojnë në përputhje me dispozitat ligjore.

Më herë t ministri i Shë ndetë sisë Venko Filipce ka theksuar se Diagnostikimi dhe trajtimi i pacientëve me kovid në spitalet private duhet të jetë i kufizuar dhe të variojë nga 40 mijë deri në 305.000 denarë (nga rreth 650 në rreth 5.000 euro)

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *