Në 24 orët e fundit janë kryer 4 045 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 129 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit janë e kanë humbur betejën 27 pacientë, ndërsa janë shëruar 1 152 persona. Deri më tani në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë janë kryer 674 378 testime, prej të cilave 143 162 kanë rezultuar pozitivë. 118 946 persona e kanë fituar betejën me virusin, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 289 pacientë. Numri i rasteve aktivë në vend është 19 927.