Mbi 150 mijë aplikime, deri tani 26 mijë të vaksinuar në Maqedoni

Vaksinë kundër Kovid-19 deri më tani kanë marrë 26.014 qytetarë, qëndron në platformën onlajn kovid19vakcinacija.mk, ku qytetarët mund të informohen për vaksinat, procesin dhe fazat e vaksinimit. Në ueb faqen vakcinacija.mk për vaksinim kanë aplikuar 154.248 qytetarë. Krahasuar numrin e aplikimeve me numrin e të vaksinuarve, del se imunizimi masiv do të pret edhe shumë kohë. Megjithëse ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gati për çdo ditë deklaron se vaksinimi në vend po shkon mirë, numrat flasin diçka tjetër. Të hënën, rreth 25.000 qytetarë janë vaksinuar në sallën “Boris Trajkovski”, ndërsa përfundoi edhe vaksinimi i punonjësve në “infrastrukturën kritike” të paraparë sipas planit kombëtar.

“Nga e mërkura, pjesa e mbetur nga 20.000 vaksina të ‘Sputnik’ do të shpërndahet sipas grupmoshave”, tha Filipçe. Ai vuri në dukje se vaksinimi me vaksinat e tjera të Sputnikut do të bëhet në të njëjtën mënyrë si vaksinimi që nga fillimi me vaksinën Astra Zeneka, nëpër pika të vaksinimit. Ministri Filipçe u bëri apel të gjithë qytetarëve që të regjistrohen në faqen e vaksinimit “vakcinacija.mk” në mënyrë që të gjitha të dhënat e qytetarëve të regjistruar të futen në sistemin “Termini im” dhe në këtë mënyrë të rekrutohen. “Përveç këtij sistemi, i cili është gjithashtu i vlefshëm, është edhe përmes raportimit te mjekët e familjes, të cilët kanë detyrimin të anketojnë pacientët e tyre, veçanërisht të moshuarit, të cilët kanë nevojë të shprehin interes për vaksinimin. Pra, nga e mërkura, vaksinimi në të gjithë vendin vazhdon sipas kategorive të moshave, si të arrijnë vaksina, do të plotësohen edhe të dy sistemet”, shtoi Filipçe.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *