Kryetari i Komunës së Çairit, Visar ganiu përmes rrjeteve sociale u është drejtuar qytetarëve të kësaj komune dhe më gjërë në lidhje me subvencionet që do ti ndajë ministria e Ekonomisë. Mes tjerash ai ka shkruar: Të nderuar qytetarë, përcjellim te ju njoftimin për shpalljet e publikuara nga ana e Ministrisë së Ekonomisë për të realizuar të drejtën e subvencionimit të një pjese të shpenzimeve tuaja për dritaret e blera dhe të instaluara PVC ose të aluminit në amvisëritë për vitin 2021 – ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari I Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Ai gjithashtu informon qytetarët e komunës së Çairit, se ata mund të aplikojnë në Ministrinë e Ekonomisë për të realizuar të drejtën e tyre për subvencione si :
për blerjen e sobave me peleta në amvisëri për vitin 2021 – https://economy.gov.mk/doc/2949
për blerjen e sistemeve të kolektorit termik diellor në amvisëri për vitin 2021 – https://economy.gov.mk/doc/2950
për blerjen dhe instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike deri në 4 kË për konsum personal për amvisëritë – https://economy.gov.mk/doc/2948 ka shkruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu