Kundër virusit Covid-19, do të vaksinohen sot gazetarët dhe punonjësit në Maqedoninë e Veriut.
Vaksinimi do të realizohet në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, ndërkaq në këtë grup përfshihen personat që janë në moshën mbi 40 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike.
Në këtë grup parashihet të vaksinohen 631 persona.
“Personat që aplikuan në thirrjen e parë, dhe të cilët nuk i plotësuan kushtet për këtë fazë të vaksinimit, si dhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e tjerë mediatikë që janë të interesuar, do të merren parasysh në rrethin tjetër të vaksinimit që pritet të jetë së shpejti. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që aplikuan pas skadimit të afatit të aplikimit në këtë fazë të vaksinimit”, njoftuan nga SHGM-ja.