Reali i Madridit triumfoi në “El Clasico” ditën e djeshme, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Barcelonën, në një sfidë me të vërtetë spektakolare. Megjithatë polemikat nuk kanë munguar edhe në këtë sfidë! Te Barcelona kanë pretendimet e tyre, jo për 1, por për 3 penallti.
Fillimishit katalanasit pretendojnë për një penallti në minutën e 38-të, ku pas një ndërhyrje të Meni, Dembele rrëzohet në zonë, por gjyqtari Gil Manzano vazhdon lojën, duke e konsideruar ndërhyrjen të rregullt.
Ishte përsëri Mendi protagonist në minutat e fundit, teksa ka një kontakt me Brethueit dhe ky i fundit bie në zonë, por përsëri arbitri vazhdon lojën.
Rasti tjetër është ai ku sapo kishte filluar pjesa e dytë, ku pas një krosimi nga goditja e këndit, Kasemiro ka një kontakt me Lengle në zonën e Realit, por përsëri arbitri vazhdon ndeshjen.
Në këto 3 raste te Barcelona mendojnë se të paktën 1 duhet të ishte dhënë penallti dhe për këtë arsye mendojnë se arbitrimi ndaj Realit ishte i njëanshëm.