Rei Manaj po zhvillon një sezon të mirë me Barcelonën B, teksa deri tani ka arritur të shënojë 9 herë. Formën e mirë, sulmuesi lushnjar e ka treguar edhe te Kombëtarja, ku në ndeshjet e muajit mars, ia doli të gjejë gjithashtu rrugën e rrjetës, në fitoren 2-0 ndaj San Marinos.
Shqipëria dhe Barcelona, duket se kanë një vend të veçantë për Manajn. Këtë sulmuesi e tregon nëpërmjet një postimi të bërë në profilin e tij, ku ka prezantuar mbrojtëset, tek të cilat duket se te njëra është stema e Barcelonës dhe Manaj, ndërsa te tjetra është përsëri Manaj, por këtë herë me flamurin e Shqipërisë.
Futbollisti e ka ndarë këtë me ndjekësit në faqen e tij, për të treguar edhe rëndësinë që ka Barcelona dhe Shqipëria për të.