Instituti Francez në Shkup i dhuroi një donacion librash Universitetit të Tetovës

Dekani i Fakultetit Filologjik i UT-së, Prof. Dr. Berton Sulejmani, dhe shefi i programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge, Ass. Mr. Dëfrim Saliu ( më 8 prill 2021), i kanë pritur në një takim pune Marie Maudoin, drejtoren e Aleancës Franceze në Tetovë dhe zëvendësdrejtoren e saj Mr. Sc. Mimoza Cekën, e cila po ashtu është e angazhuar si mësimdhënëse në programin studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge.

Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit mes programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge dhe Aleancës Franceze në Tetovë në fushën e mësimdhënies së gjuhës frënge. Në këtë takim përfaqësuesit e kësaj aleance, Fakultetit Filologjik, përkatësisht bibliotekës së programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Frënge i dhuruan disa libra, revista dhe fjalorë të ndryshëm, si donacion nga Instituti Francez në Shkup.

Kjo njësi akademike e UT-së me Aleancën Franceze në Tetovë në të kaluarën kanë zhvilluar
bashkëpunim të frytshëm në realizimin e projekteve kulturore ndërkombëtare dhe pritet që edhe në të ardhmen ta thellojnë bashkëpunimin sidomos në bashkorganizimin e veprimtarive letrare- mbrëmjeve poetike frankofone.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *