A nevojitet kovid-pasaporta për të dal jashtë vendit?

“Kovid – certifikatat” mund të përdoren për të ndihmuar njerëzit të kthehen si spektatorë në vende me një numër të madh njerëzish, të tilla si ngjarje sportive dhe kulturore, deklaroi para pak kohësh ministri britanik i Kulturës, Oliver Douen.

Por si janë ato?

Në Britaninë e Madhe, të gjithë ata që vaksinohen tashmë marrin një kartë vaksinimi dhe të dhënat regjistrohen në evidencën e tyre mjekësore.

Britania e Madhe tani është midis vendeve të cilat konsiderojnë të inkorporojnë mënyra të tjera për të konfirmuar që njerëzit janë vaksinuar. Është propozuar që të shtohet funksioni “pasaporta e vaksinimit” në aplikacionin ekzistues të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS).

Njerëzit mund ta përdorin atë për të provuar se janë vaksinuar ose kohët e fundit janë testuar dhe kanë marrë përgjigje negativie.

Autoritetet evropiane kanë njoftuar planet për një “Certifikatë të Gjelbër Digjitale”. Kjo do të lejojë cilindo që vaksinohet kundër koronavirusit ose që ka një test negativ ose që është shëruar kohët e fundit nga koronavirusi të udhëtojë brenda BE-së.

Zyrtarët shpresojnë se kjo certifikatë do të jetë në dispozicion para sezonit turistik veror.

Sidoqoftë, disa anëtarë të BE-së kanë shprehur shqetësimin se çertifikata mund të jetë diskriminuese. Edhe në Britaninë e Madhe, ligjvënësit do të shqyrtojnë një peticion që i kërkon qeverisë të mos vendosë pasaporta vaksinash.

Programi i vaksinimit po shkon mirë, por përsëri na përkujtohet kërcënimi i një vale të re.

Me heqjen e kufizimeve, rastet  ka të ngjarë të rriten – edhe pse ka shpresë që ndryshimi i stinëve dhe ngrohja do të ndihmojnë në frenimin e infeksionit.

Më shumë se gjysma e personave me moshë madhore në Mbretërinë e Bashkuar janë vaksinuar, por kjo nuk e zvogëlon faktin se ka miliona njerëz të ndjeshëm ndaj infeksionit. Disa prej tyre janë në grupe të prekshme – ose sepse zgjodhën të mos e merrnin vaksinën ose sepse vaksina dështoi.

Kjo do të thotë që njerëzit do të vdesin akoma, ashtu siç vdesin nga gripi çdo vit.

Në një dimër të keq në Britaninë e Madhe,  gripi merr jetën e  më shumë se 20,000 njerëzve.

“Nëse një vend tjetër thotë se nuk mund të hyni nëse nuk vërtetoni se jeni vaksinuar, atëherë ne duam që britanikët të jenë në gjendje ta provojnë atë,” tha Ministri i Shëndetësisë, Mat Hankok.

Qiproja deklaroi se britanikët që kanë marrë dy doza të vaksinës nga 1 maji do të jenë në gjendje të vizitojnë vendin pa pasur nevojë për një test negativ ose për karantinë.

Greqia do të pranojë turistë izraelitë me një test negativ të koronavirusit ose ata që kanë çertifikatën e tyre të “gjelbër” të vaksinimit.

Danimarka dhe Suedia po zhvillojnë pasaporta vaksinash.

Saga, një grua e specializuar për pushime për njerëzit mbi 50 vjeç, thotë se udhëtarët që blejnë pako pushimesh ose lundrimesh duhet të provojnë se janë të vaksinuar.

“Virgin Voyages” dhe “Royal Caribbean” thonë se të gjithë udhëtarët dhe ekuipazhi i lundrimit do të vaksinohen.

Kompania ajrore australiane “Kuantas” njoftoi se pasagjerët do të duhet të provojnë se janë vaksinuar.

“British Eruejs” ka në plan që t’u lejojë njerëzve që të regjistrojnë statusin e tyre në një aplikacion për smartfon./MIA

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *