Moti me diell, temepraturat shënojne ngirtje

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por ende i freskët dhe me vranësira të pakta herë pas here. Mëngjesi i hershëm pritet të jetë shumë i ftohtë dhe me acar, ndërsa paradite dhe gjatë ditës priten ngritje të shpejta të temperaturave të cilat ato maksimale pritet të luhaten nga 10 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale të herëpashershme. Temperaturat do të fillojnë të rriten.

Ditëve të ardhshme çdo ditë e me mot më të mirë e të këndshëm. Temperaturat pritet të shënojnë rritje progresive. Përpos intervaleve të gjata kohore me diell, herë pas here priten edhe vranësira lokale në disa rajone.

Të mërkurën sipas të gjitha gjasave pritet të kemi përkeqësim të motit./Meteoballkan

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *